Al Jazeera trondit palestinezët
Kanali televiziv, Al Jazeera, vazhdon të tronditë pamëshirshëm udhëheqësit e Autoritetit Palestinez, teksa mbrëmjen e së martës publikoi dokumente të tjera të fshehta, të cilat akuzojnë se kanë bashkëpunuar me Izraelin për vrasjen e zyrtarëve palestinezë.
Në shkrim e titulluar “Vrasja e Al-Madhoun”, i cili është i bazuar në shënime të shkruara me dorë nga takimi mes ministrit izraelit të Mbrojtjes, Shaul Mofaz dhe ministrit të Mbrojtjes së Autoritetit Palestinez, Nasser Youssef, thuhet se “palestinezët janë të gatshëm të bashkëpunojnë në vrasjen e njerëzve të tyre”.
Gjatë një takimi në vitin 2005 në Tel Aviv, Mofaz citohet të ketë pyetur Youssef-in se “pse Autoriteti Palestinez nuk e vret Hassan al-Madhounin, i cili ka lidhje me brigadat e Fatah-ut?”.
Youssef theksoi se udhëzimet i ishin dhënë kreut organizatës parandaluese të Fatah-ut në Gaza dhe “do të shohim”.
“Ai nuk është njeri i Hamas-it dhe ju mund ta vrisni”, thekoi Mofaz, teksa Youssef përgjigjet se “ne po punojmë, vendi nuk është i qetë teksa aftësitë tona janë të kufizuara. Dhe ju nuk keni ofruar ndonjë gjë”.
Më pak se një muaj më vonë, sipas Al Jaazeras, Madhoun u vra pasi u godit me raketë nga një helikopter izraelit.