Al-Jazeera vendos të mos transmetojë videon e sulmit në Tuluzë

Mohamed Merah
Rrjeti televiziv Al-Jazeera ka vendosur të mos e transmetojë materialin filmit të sulmit në Tuluzë nga Mohamed Merah. Zyrtarët e televizionit me bazë në Katar kanë bërë të ditur vendimin pas kërkesës së presidentit francez Nikola Sarkozi.
Merah ka filmuar veten e tij gjatë kohës së vrasjes së shtatë personave, përfshirë fëmijë hebre dhe një ushtar të paidentifikuar me emër, para se të qëllohej për vdekje gjatë rrethimit që zgjati rreth 32 orë. Policia beson se video i është postuar Al-Jazeera-s nga një bashkëfajtor.
Televizioni ka bërë me dije se video i ka mbërritur me titullin Al-Kaeda sulmon Francën nga një burim i fshehtë në zyrat e saj në Francë. Ata ia kanë kaluar videon policisë franceze, e cila ka nisur hetimet.
Në përputhje me kodin e etikës së Al-Jazeera-s, transmetimi i videos nuk jep ndonjë informacion shtesë që nuk është në sferën publike. Televizioni informativ nuk do të transmetojë asnjë pjesë nga ky material, thuhet në komunikatën e Al-Jazeera-s. Bëhet me dije se ky televizion ka marrë shumë kërkesa nga media të tjera për të kopjuar videon por që janë refuzuar.
Në pak informacion që zbulohet thuhet në video tregon sulmin mbi tre persona në Tuluzë. Videoja nuk tregon fytyrën e vrasësit si dhe nuk përmban ndonjë komunikatë të tij. Agresori duket se ka vepruar i vetëm. /F.S/