E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, vizitë zyrtare në prill në SHBA?

Share

Kryeministri Sali Berisha pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në muajin prill.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip. Sipas saj, vizita është e sigurt, ndërkohë që po përgatitet axhenda e kryeministrit shqiptar. Sipas të përditshmes, kryeministri Berisha do të takohet me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton dhe me kongresmenë të ndryshëm. Muajt e parë të këtij viti kanë qenë të mbushur me vizita të zyrtarëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›