E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosin 34-vjeçarin, në kërkim 2 kushërinjtë

Një person është plagosur dje në Fushë-Krujë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët.

Durim S. , 34 vjeç, banues në fshatin Luz të Fushë-Krujës është plagosur me pistoletë nga B. Abazi, 28 vjeç dhe E. Abazi, 31 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Dy kushërinjë Abazi do të ndiqen penalisht për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Ndërkohë, mësohet se i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe mjekët konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›