E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama sms me të përndjekurit:Qeveria s’ka para, u tërhoq

Të tjera rreth shkrimit FOTO - Mesazhet e kreut PS TIRANË – Mungesa e buxhetit bën që qeveria të tërhiqet nga vendimi i saj i parë për uljen e moshës së përfituesve nga dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik. Vetëm pak ditë pasi komisioni i ligjeve votoi pro uljes në 70 vjec për burrat dhe 70 vjec për gra, ministria e financave është tërhequr. Arsyeja, argymentohet të jetë mungesa e parave për dëmshpërblimin e ish të përndhjekurve që aktualisht i kanë mbushur 75 vjeç, nurmri i të cilëve është i madh. Kësisoj, mbetet në fuqi ligji aktual, sipas të cilit, do të marrin paratë e tyre për vitet e dënimit nga regjimit komunist, ata të përndjekur, të cilët janë jo më pak se 85 vjeç.

Kjo tërheqje e qeverisë është konfirmuar nga kryesocialisti Rama, i cili akuzon demokratët se ish të përndjekurit po i bën mish për top. Rama ka publikuar në Twitter disa prej mesazheve telefonike të këmbyera për një ish të përndjekur, Dod Miri, i cili pohon se ka kryer 22 vite burg në kohën e regjimit.
Miri falenderon socialistët që mbështetën uljen e moshës së dëmshpërblimit. Nga ana tjetër, kryesocialisti Rama bën me dije lajmin se pavarësisht se ky propozim kaloi në Komisionin e ligjeve pak ditë më parë, kryeministri Berisha e ka anuluar duke mos e kaluar në seancë plenare. “Saliu e ktheu mbrapsh propozimin tonë, megjithëse e kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe e coi prapë 85 vjeç”, shkruan Rama në komunikimin me ish të përndjekurin politik Dod Miri.

Duke publikuar mesazhet telefonike nga celulari i tij personal, Rama akuzon qeverinë se po trajton me arrogancë ish të përndjekurit, ndërsa i bashkohet apelit të tyre që të ulën moshën e dëmshpërblimit në 75 vjeç për burra dhe 70 vjeç për gra.

DEBATI PËR NDRYSHIMET
Në projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikohej që ish-të përndjekurit me moshë mbi 85 vjeç, trajtohen me përparësi, duke marrë dëmshpërblimin e plotë me dy këste, brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit.
Ndërkohë që me ndryshimet që u votuan më 20 mars 2012 do të trajtoheshin me përparësi ish-të persekutuaret gra me moshë nga 70 vjeç dhe ish-të persekutuarit burra, me moshë 75 vjeç. Amendamenti i propozuar nga deputeti demokrat Fatos Hoxha, u mbështet përveç deputetëve të mazhorancës, edhe nga deputeti socialist Bashkim Fino, ndërkohë që të tjerët abstenuan. Ligjvënësit kanë debatuar mbi propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, sipas të cilit ndryshohet periudha për përfitim dëmshpërblimi financiar. Në ligjin aktual, kjo periudhë është 30 Nëntor 1944 deri në 1 tetor 1991. Sipas propozimit, do të përfitojnë të gjithë ata të persekutuar duke filluar nga 28 Tetori 1944, datë e themelimit të qeverisë së Beratit. Kjo pika u kundërshtua nga socialistët.
Vetëm një ditë më pas, sipas deputetëve socialistë, nga ministria e financave erdhi deklarata se fatura financiare pas ndryshimit të moshës ishte e papërballueshme. Për pasojë, mosha nuk do të ndryshojë.

(aq/redaksia online/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›