E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e grave, policia, në tarracën e pallatit

TIRANË- Forca te policise kane hipur ne mesdite ne tarracen e pallatit ku prej dy ditesh tashme 7 gra kercenojne se do te hidhen, nese nuk zbatohet marreveshja e lidhur me pronarin, serish ne tarrace.

Grate nuk kane pranuar ofertën që të merrnin 12 për qind të banesave të ndërtuesit të pallatit Namik Pelivani. Mengjesin e sotem kane perseritur se nuk do të zbresin prej andej derisa t`u jepet një zgjidhje problemit të tyre duke kërcënuar edhe me vetëflijim. Nderkohe qe pronari ka dekalruar sot ne nje interviste per “Panorama” se asgje nga pretendimet nuk eshte i vertete, pasi ai qe prej vitit 2009 po u paguan qirate.

Nje dite me pare familjarët të cilët mbështesin gratë në tarracën e pallatit, kërkuan ndihmën e ministrit të drejtësisë, Bujar Nishani, kryeministrit, Sali Berisha dhe kryeprokurores, Ina Rama. Ata kërkuan që të ngrihet një grup pune që të merret me procesin e hetimit dhe gjykimit të pretendimeve të tyre.

Banorët kanë kërcënuar se nëse problemi i tyre nuk gjen zgjidhja sa më shpejt, ditën e nesërme ata do të bllokojnë rrugën kryesore të zonës.

Ata shprehen se janë rreth 20 familje, dhe se kërkesa e tyre është vetëm zbatimi i kontratës, e cila është firmosur nga pronari i pallatit në ndërtim, Namik Pelivani dhe i deleguari i tij.

Vendi i ngjarjes vazhdon të ruhet nga forcat e policisë, ndërsa gratë nuk kanë lëvizur për asnjë moment nga tarraca që prej mëngjesit të sotëm.

Nderkohe pronari i pallatit ne ndertim, Namik Pelivani ka deklaruar per News 24 se nuk ka asgje te vertete ne pretendimin e grave. Ai pretendon se 6 familje duan te perfitojne padrejtesisht.

Te gjitha keto familje, pronare te truallit ku eshte ngritur ndertesa, pretendojne se nuk jane kompensuar nga pronari i pallatit, dhe se kane kaluar te gjitha afatet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›