E Shtunë, 31 Tetor 2026

Twitter, armë lufte?

Kjo po ndodh me NATO-n, që po e përdor rrjetin social në luftën kundër dikatorit libian, Moamer Gaddafi.
Twitter dhe Facebook janë burime të mira për ta vazhduar luftën. Një zyrtar i NATO-s ka thënë se libianët po përdorin Twitterin për të treguar vendndodhjen e trupave qeveritare në Misrata, Ajdabyia dhe Tripoli. Ata gjithashtu njoftojnë se ku ka refugjatë për t`u ndihmuar.Twitter është një burim i mrekullueshëm", ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti. Informatat që merren nga ky rrjet social pastaj konfirmohen, dhe NATO-ja ndërmer aksion.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›