E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda kercenon : Do te sulmojme SHBA-ne dhe Angline

Rrjeti terrorist Al Kaeda ka thyer heshtjen duke paralajmeruar per sulme ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Britanise se Madhe. Nje eksponent i larte i kesaj organizate, Abu Yahya Al- Libi, deklaroi ne nje video mesazh, te shperndare neper disa faqe internet te perdorura nga militantet islamike, se keto atentate do te ndodhin ne shenje hakmarrje ndaj sulmeve izraelite mbi Gaza. Ne kete video mesazh u behet thirrje myslimaneve te " sakrifikohen qe vendet perendimore dhe te pafe , Shtetet Kriminele te Bashkuara te Amerikes , aleatet e te tyre tirane te ndiejne te njejten dhimbje si palestinezet". Duke iu drejtuar "muhaxhedineve te te gjithe botes" Abou Yahya Al- Libi kercenon se ka ardhur koha qe Britania e Madhe " ky shtet kriminel, duhet te paguaje cmimin e nje krimi historik qe nuk harrohet kurre". Video mesazhi eshte cilesuar si autentik nga Qendra Amerikane per kontrollin e rrjeteve islamike.

Vendimi

Kercenimi i sulmeve terroriste vjen teksa presidenti Barak Obama eshte angazhuar menjehere per paqen ne Lindjen e Mesme. Per me teper nepermjet kater urdhrave ekzekutive te nenshkruar dje ai garantoi se " nuk do te kete me tortura ne burgjet sekrete dhe ne ate te Guantanamos deri sa ai te mbyllet ne fund te ketij viti". Urdhri ekzekutiv i jep keshtu fund programit te CIA-s nen administraten Bush qe permbante nje sere metodash te procesit te marrjes ne pyetje te te burgosurve. Ne Guantanamo te Kubes gjenden rreth 250 te burgosur qe akuzohen per lidhje me terrorizmin. Kampi famekeq eshte pare si njolle ne dosjen e Shteteve te Bashkuara per te drejtat e njeriut. Per presidentin Obama, Shtetet e Bashkuara do te zbatojne "standardet e Kushtetutes, edhe ne kohe lufterash". Burgu i Guantanamos ishte hapur gjate administrates se ish-Presidentit Xhorxh Bush per te mbajtur te dyshuarit e huaj per terrorizem. Obama nenshkroi gjithashtu urdhra ekzekutive per te rishqyrtuar gjykimet e te dyshuarve per terrorizem dhe per te ndaluar metodat me te ashpra te marrjes ne pyetje. Me kerkesen e zotit Obama, gjykatesit ushtarake kane pezulluar disa gjyqe ne ngarkim te te dyshuarve per terrorizem qe mbahen ne Guantanamo. Ne ceshtjet te cilat jane pezulluar perfshihen dhe procedurat per 5 te akuzuarit per organizimin e aktit terrorist te 11 shtatorit 2001.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›