E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Durresit", "refuzohet" Coli

TIRANE - Te penduarit te "Bandes se Durresit", Adriatik Coli nuk i eshte dhene mundesia serish te tregoje bemat e grupit. Shkak per pengesen jane bere avokatet mbrojtes te Lulzim Berishes. Gjate seances se djeshme gjyqesore, nje prej avokateve te Berishes, Ilia Ilia i ka kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, qe te njihet me aktet e dosjes, pasi kishte shume kohe qe ishte shkeputur nga procesi. Gjykata ka pranuar kerkesen e mbrojtesit Ilia, duke e shtyre seancen per javen e ardhshme. Ne seancen qe vjen, pritet qe i penduari pas kaq shume shtyrjeve te procesit per mungese te mbrojtesve, te nise te rrefeje "bemat" e grupit dhe ngjarjeve kriminale.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›