E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, ambulantet ne proteste: Jo biznes i vogel

Kalimi nga shites ambulant, ne biznes te vogel, ka irrituar tregtaret industriale ne Durres. Rreth 1200 persona jane hedhur dje ne proteste para institucioneve vendore. Shkak per protesten eshte bere nje vendim i Ministrise se Financave, i cili urdheron pushtetin vendor qe te firmose kalimin e aktiviteteve ambulante ne biznes te vogel. Se pari tregtaret kane protestuar perpara Bashkise, ku e kane vijuar protesten e tyre edhe perpara prefektures. Ata i kane kerkuar kryebashkiakut Vangjush Dako dhe prefektit Klodjan Pajuni, qe te rishikojne vendimin per kalimin nga aktivitet ambulant ne biznes te vogel, pasi nuk i plotesojne kushtet qe te trajtohen si biznes i vogel. Sipas tyre fitimet ditore jane te pakta, aq sa nuk mund te mbajne dot familjet dhe jo te paguajne taksat e vendosura nga bashkia. Tregtaret punojne ne kete treg qe prej 15 vjetesh dhe paralajmeruan se do te pershkallezojne protestat.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›