E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i Ftohte, ruspat e bashkise shembin ndertimet ne bregdet

Vlore- Ndertimeve pa leje ne zonen e bregdetit te Vlores u ka ardhur radha e shembjes nga Inspektoriati i Ndertimit. Fadromat e policise i jane drejtuar mengjesin e djeshem zones se Ujit te Ftohte, prane Kalase, ku nisen rrafshimin e 20 objekteve qe nuk jane ndertuar sipas kritereve te urbanistikes. Burime zyrtare konfirmuan se ka nje liste te plote te godinave pa leje dhe se aksioni eshte ne vijim te veprimeve te kryera vitin e kaluar. Inspektoriati i Ndertimit te bashkise se Vlores, se bashku me mjetet dhe nen mbeshtetjen e forcave te rendit, ka rinisur zbatimin e disa vendimeve ne kete zone. Kreu i ketij inspektorati, Rudi Alikaj, pohoi se ky aksion do te vijoje edhe gjate muajve te ardhshem. "Jane 20 ndertime te evidentuara ne kete zone, te cilat jane ndertuar pas perfundimit te afatit perfundimtar te mbylljes se legalizimit", shpjegoi Alikaj per gazeten "KJ". Dje jane shembur ndertime qe kane qene te paperfunduara, karabina dy apo tre kateshe.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›