Al Kaeda merr përsipër sulmet në Irak

Krahu i armatosur i vetëquajtur “Shteti Islamik Irakian” ka marrë përsipër serinë e sulmeve të së hënës në disa qytete të Irakut ku mbetën të vdekur të pagtën 113 persona e ku qindra të tjerë u plagosën.
“Operacioni i xhihadistëve tronditë armikun, e goditi fort atë dhe tregoi edhe njëherë dështimin e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës irakiane”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nëpër faqet e internetit ekstremiste nga organizata.
“Shteti Islamik Irakian”, grup i armatosur radikalësh i kryesuar nga Abou Bakr al-Baghdadi, me lidhje të forta me Al Kaedan, paralajmëron sulme të tjera të ngjashme.“Ky s`është gjë tjetër vecse fillimi i një fushatë ushtarake”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga al-Baghdadi.
Shpërthime vdekjeprurëse tronditën të gjitha lagjet shiite të Bagdadit. Më i fuqishmi prej tyre ishte ai i Sader City, që mori 16 jetë njerëzish. 5 autobomba u hodhën në erë në qytetin verior të pasur me naftë të Kirkukur, 9 janë të vdekurit në Mosul, përfshirë 6 ushtarë.
Bombat e të shtënat në provincën e trazuar Diyala vranë 11 vetë. Sulme pati edhe në mjaft zona të tjera përfshirë Sadijan, Dibisin, Samaran e Duxhailin.