Gjirokastër, arrestohet 38-vjeçari, kërkohej në SHBA për mashtrim

Policia kufitare në Sopik të Gjirokastrës ka bërë të mundur ndalimin e një të kërkuari nga interpoli amerikan. Sipas policisë është arrestuar 38-vjeçari Vaso Shani I cili ishte shpallur në kërkim Interpol Washington pasi gjykata e shtetit Ohio, Cliveland ka lëshuar urdhërin e ndalimit për veprat penale "Mashtrim i institucioneve finaciare" dhe “Pastrim parash".
38-vjeçari është paraqitur në sportelet e hyrjes për në Shqiperi në pikën e kalimit kufitar Sopik duke dhënë të dhëna të tjera por pas kontrollit në Sistemin TIMS të të dhënave të këtij shtetasi rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Washington.
Pas komunikimit me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nga ana e Specialistëve të Sektorit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Drejtorine Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër është bërë arrestimi i 38-vjeçarit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.