E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda ne Jemen. Vritet predikuesi Al- Awlaki

Forcat e Jemenit e kanë vrarë Anvar al-Awlakin, një predikues radikal mysliman, të lindur në SHBA dhe të  lidhur me krahun e Al-Kaidës në Jemen. Ministria e Mbrojtjes e Jemenit ka njofutar se Al-Awlaki ishte vrarë së bashku me disa nga mbështetësit  e tij megjithatë ende mungojnë detajet mbi sulmin ku ai ka mbetur i vrarë.
Burime të sigurimit  flasin për një sulm ajror megjithatë të dhënat nuk konfirmohen zyrtarisht.  Ai ishte i implikuar në përpjekjen e dështuar për sulm me bombë në një aeroplan amerikan në vitin 2009 në gadishullin arabik. Shtetet e bashkuara e kishin  shpallur atë “terrorist global”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›