Cungu rizgjidhet kryetar i qarkut te Shkodres

Maxhid Cungu është rikonfirmuar në postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Shkodrës. Mbledhja e konstituimit të këtij Këshilli u zhvilluar mes debateve të shumta. Deputetët e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi, kanë kundërshtuar propozimin e mazhorancës për përbërjen e komisionit të votimit prej 5 anëtarësh, ku 4 t’i përkisnin të djathtës dhe një i të majtës.
Debati u zhvillua mes 2 deputeteve dhe zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni, i cili mori pjesë në këtë mbledhje. Pas debateve, dy palët ranë dakord që komisioni të përbëhej nga 3 komisionerë, 2 përfaqësues të ndjathtë dhe një i majtë. Në fund, nga procesi i votimit, Maxhid Cungu ish-prefekti i Qarkut të Shkodrës, është emri i cili është vendosur në krye të Këshillit të Qarkut, me votat e 41 këshilltarëve, kundrejt 22 votave të hedhura për kandidatin e majtë Luan Heta.