Al-Kaeda njofton vrasjen e dy liderëve të saj

Organizata terroriste islamike e Al-Qaedas në Irak ka konfirmuar se dy prej udhëheqësve të tyre kryesorë janë vrarë gjatë një operacioni të përbashkët nga forcat amerikane dhe irakiane një javë më parë. Një deklaratë e botuar në një faqe islamike e internetit, bën të ditur se Abu Ayyub al-Masri dhe Abu Omar al-Baghdadi, ishin duke marrë pjesë në një takim kur u goditën, siç thuhet, nga forcat e organizatës terroriste.
Kjo deklaratë është konfirmimi i parë nga al-Qaeda që dy personat janë vrarë gjatë një operacioni të përbashkët amerikano-irakian.
Në Bagdad dhe në Washington, këto vrasje janë cilësuar si një goditje shkatërruese për al-Qaedën në Irak. Megjithëse eliminimi i dy militantëve kryesorë mund të jetë i rëndësishëm, potenciali dhe kapaciteti i al-Qaedës për t'u kundërpërgjigjur nuk duhet nënvlerësuar. Kryeministri Nouri al-Maliki tha të premten se ka një lidhje mes serisë së sulmeve me bomba në Bagdad, ku u vranë 58 persona, dhe vrasjes së dy liderëve të al-Qaedas.