E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda pa Bin Ladenin

14-05-2011 / Nga Brynjar Lia (Foreign Affairs)

Si po e përballojnë terroristët vdekjen e liderit të tyre?

Që nga 11 shtatori, dy shkolla të mendimit janë krijuar për rolin e Osama bin Ladenit te al Kaeda. E para pas vitit 2001 kishte një drejtues simbolik dhe të izoluar.
Parashtrimet e tjera qëndronin te çelësi frymëzues i organizatës dhe lideri ideologjik.
Rrjedha e informacionit që vjen prej Pentagonit në kompjuterat e konfiskuar, sugjeron se ai është përpjekur për një përafrim më të madh se të gjitha shkollat bashkë.
Më 6 maj, një zyrtar qeveritar amerikan u shpreh për CNN se bin Laden “ka funksionuar në nivele operacionale, madje edhe taktike ... Ai ka shfrytëzuar drejtimet e të gjitha rangjeve”.
Thuhet se po këqyreshin detajet e një sulmi të planifikuar në transportin hekurudhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përputhej me përvjetorin e 11 shtatorit.
Bin Laden ishte shumë më i aftë për të komunikuar drejtpërdrejt me organizatën e al Kaedës, sesa mendojnë njerëzit.
Kjo nuk duhej të vinte si një surprizë. Ata që argumentojnë se bin Laden ishte tërësisht i izoluar tentonte të shpërfille fjalimet e tij publike, që shpesh ai i përdorte për të shpallur urdhrat.
Nga fundi i vitit 2004 ai urdhëroi sulmet mbi Perëndimin.
Më 2006 dhe përsëri më 2008 ai ofroi instruksione për reagimin e al Kaedës ndaj karikaturës së profetit Muhamed, që u botua nga posta e Danimarkës. Më 2007 dhe 2009 ai shpalli edhe deklaratat që bënin thirrje për al Kaedën, që të dërgonte luftëtarë dhe ndihmë për islamikët në Somali.
Në ditët që do të vijnë, do të ndiqen me shumë instruksione; pak para vdekjes së tij, bin Laden regjistroi një fjalim për revolucionet arabe të kësaj pranvere.
Megjithëse bin Laden vazhdonte të nxirrte deklarata, në të vërtetë ai nuk ishte më zëri dominues mes xhihadistëve. Marrëdhëniet e tij me kalimin e kohës nisën të kundërshtoheshin brenda al Kaedës.
Kritika, siç ishte zëri i Abu Musab al-Suri, një teoricien i al Kaedës, e akuzoi atë se ishte autoritar, se po dështonte në praktikumin e urdhrave të këshillimit.
Për më tepër, dhuntitë e tij retorike ishin të mira, por të diskutueshme, gjithsesi; një nga këshilltarët e tij për median ndaloi gazetarët, që të mbanin shënim intervistat e tyre me bin Ladenin, duke patur frikë se mund të citoheshin gabim vargjet kuranore dhe tekstet e tjera fetare. Thënë shkurt, ai nuk ishte në të vërtetë dhe nuk ishte parë si një lider i pagabueshëm. Në vitet e fundit, aftësia e bin Ladenit për të nxitur dhe frymëzuar ithtarët e tij ishte e kufizuar.
Ndryshe nga Velupillai Prabhakaran, lideri i Tamil Tigers, i cili personalisht u takua me çdo anëtar të skuadrës vrasëse komando përpara misionit të tyre final, bin Laden nuk e ka bërë kurrë këtë, pra, nuk i ka takuar ithtarët (ndjekësit) e tij që pas vitit 2002.
Në mungesë të tij, liderët e tjerë të nivelit të mesëm mbushën boshllëqet, duke i mbushur mendjen turmës së të rinjve (meshkuj dhe femra) që të dilnin vullnetarë për misionet vrasëse të al Kaedës.
Për më tepër, fjalimet e bin Ladenit që nga 11 shtatori ishin relativisht të pakëta dhe shumica e tyre janë regjistuar si audio, i janë shpërndarë medias arabe dhe janë ndërfutur në uebsajtet e xhihadistëve. Ata përfaqësojnë një fraksion të vogël të propagandës së xhihadit, e cila u zgjerua shumë shpejt. Komunikimet e xhihadit kishin pësuar një revolucion në dekadën e kaluar: një nivel i lartë i llojeve dhe formateve të reja, siç ishin videot, dokumentarët dhe “vetëpërmbajtja e xhihadit” u bënë shumë më tepër popullore; mundësitë u bënë shumë më të kapshme; materialet përktheheshin në shumë gjuhë të botës, përveç arabishtes; produktet e tjera audio-pamore të xhihadit u bënë shumë më të sofistikuara.
Mungesa e bin Ladenit në gjithë këtë informacion, të çon në mendimin që roli i tij i supozuar si frymëzues, është keqkuptuar. E vërteta është që simpatizantët e xhihadit shpesh kanë përshtatur parullat e bin Ladenit si: “Amerika i ka shpallur luftë Islamit” dhe “Amerika nuk do të ketë siguri dhe mbrojtje, për aq kohë sa ne jetojmë në Palestinë”. 
Por bin Laden nuk ka qenë kurrë pika referuese primare në mendimin ideologjik dhe fetar apo në strategjinë e kohës.
Ideologjitë më të përmendura në letërsinë e xhihadit nuk janë të ngërthyera te bin Ladeni apo te Ayman al-Zaëahiri, numri 2 i al Kaedës, por studiuesit e Salafistit, siç është p.sh kleriku Abu Muhammad al-Maqdisi, që janë virtualisht të panjohur në perëndim.
Një nga problemet më popullore lidhur me forumet e xhihadit nuk janë fjalimet e bin Ladenit, por çështjet e propagandës, ku vetë ai mungonte apo thjesht i referohej shkurt atyre.
Banderolat që dekoronin shumicën e forumeve të xhihadit në faqet e internetit janë ilustrime të dobishme të rëndësisë në venitje e sipër të bin Ladenit. Javën që shkoi, një forum xhihadist popullor që quhet Rrjeti Ansar AlJihad, kishte vendosur 9 banderola të tilla, shumica e të cilave janë krijuar nga al-Sahab, një nga zyrtarët më prestigjiozë dhe autoritarë të medias së al Kaedës. 3 nga banderolat ishin udhëzime edukative në arabisht dhe urdu dhe një tjetër ishte një traktat teologjik krijuar nga al-Maqdisi. 5 të tjerat ishin produkte videoje, që përmbanin një varg figurash ushtarësh që trajnoheshin dhe operonin në fushën e Afganistanit, Afrikën e Veriut dhe Irak; emra autorësh të biografive të martirëve më të hershëm; intervista me xhihadistë; dhe fragmente nga deklaratat e ndryshme të lidervë të al Kaedës.
Në të gjitha këto filma, ku secila prej tyre zgjat më shumë se gjysëm ore, bin Laden zotëronte jo më shumë se një minutë kohë. 
Me sa duket, në vend të përpunimit të retorikës së pafundme të bin Ladenit, producentët xhihadistë preferuan të përshkruanin xhihadistët e rinj, duke qenë se kjo ishte një strategji frytdhënëse e organizimit.
Më shumë se nga bin Ladeni, rekrutët dukeshin se po tërhiqeshin drejt aventurave dhe dramës së largët në fushën e betejës dhe drejt vëmendjes së medias, se terrorizmi po rilind. Ata u nxitën së tepërmi nga besimet e madhërishme, se ishin duke bërë histori.
Bin Laden nuk ishte një lider i adhuruar nga dishepujt, të cilët i bindeshin verbërisht.
Kur vlerësohet roli i tij si drejtues, duhet të kujtojmë se al Kaeda nuk ishte një organizatë që i përkiste vetëm atij – kishte shumë të tjerë që e zotëronin atë, bashkë me projektin global të xhihadit.
Kjo organizatë e ka vënë theksin te dlirësia ideologjike, më shumë sesa te lidershipi karizmatik dhe me kalimin e viteve, është përshtatur më së miri me realitetin, që xhihadistët e të gjitha niveleve janë të zëvendësueshëm.
Fjalët e parrullës si “rruga drejt fitores do të laget me gjakun e martirëve” nuk janë fjalë boshe, por praktikohen çdo ditë, nga zonat konfliktuale në Afganistan, Pakistan, Irak dhe Afrikën e Veriut.
Faqet në internet të xhihadit i dedikohen vëmendjes së jashtëzakonshme ndaj virtyteve dhe gëzimit që vjen pas vuajtjeve dhe që më pas të shpie në parajsë.
Në këtë karvan të gjatë martirësh, vdekja e bin Ladenit mund të shqyrtohet më vonë në histori,  edhe nëse ka shumë rëndësi për faqet e internetit të xhihadit për momentin.
Sulmet e ardhshme padyshim që do t’i dedikohen kujtimit të bin Ladenit dhe al Kaeda tashmë po përpiqet të shfrytëzojë këtë fakt, për qëllime rekrutimi në masë.
Sidoqoftë, pretendohet se kujtimi i tij do të luajë një rol vendimtar në formësimin e strategjisë së al Kaedës.
Ndryshe nga Shia-t, sistemi i besimit të të cilëve përfshin therorizmin, xhihadistët sunitë nuk kanë një hierarki zyrtare për të vdekurit dhe me pasion urrejnë praktikën tradicionale të sufistëve, që ndjekin faqet e varrimeve të njerëzve të shenjtë; ky është një adhurim për varret dhe për ta është mëkat.
Për të qenë të sigurt, suksesi i bin Ladenit në shmangien e zënies rob dhe vrasjes së tij prej kaq shumë vitesh, ka bërë që ai të fitojë pathyeshmërinë, që padyshim është mjaft frymëzuese. Por, kjo pathyeshmëri tashmë është thyer dhe informacioni që ka lënë këtë përzierje dhe në kompjuterat e tij ka për të sjellë dëm për al Kaedën. Ende, lëvizja e madhe ideologjike që bin Ladeni la mënjanë, nuk është thyer aspak dhe do të vazhdojë të lulëzojë.
Pjesa më e madhe e xhihadistëve janë të motivuar nga fyerjet, siç janë p.sh ndërhyrjet ushtarake perëndimore dhe ndërhyrja në botën islamike, të cilat ende ekzistojnë si të tilla.  Vdekja e bin Ladenit nuk ka ndikuar aspak në ndryshimin e kushteve themelore të terrorizmit. Pas nxjerrjes së shumë informacioneve në strehën e bin Ladenit në ditët e fundit të jetës, është dalë në përfundim se historia e al Kaedës duhet rishikuar. Supozimi që Osama bin Laden është katandisur në një drejtues simbolik është fals dhe i tillë është edhe pretendimi që ai ka ngelur burimi më i rëndësishëm i frymëzimit të xhihadistëve globalë. Bin Laden ishte i respektuar dhe i bindur si emir, komanduesi përgjegjës i al Kaedës, por tashmë të tjerët kanë për ta përmbushur rolin e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës këshillohen të mos sulmojnë intensivisht në ekspeditat ushtarake, për të ekzekutuar ata që kanë mbetur nga liderët e al Kaedës. Në vend që të bëjnë këtë, jemi të bindur se ka ardhur koha t’i kushtohet vëmendje nuancave të autoritetit drejtues të xhihadit, me qëllim që t’i minojmë ata.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›