E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaida i bën thirrje Obamës për neutralitet

Dubai (Start)- Shefi i një aleance grupesh të armatosura sunite që drejtohet nga dega irakiane e Al-Kaïdas i bëri thirrje presidentit të ardhshëm amerikan të ndjekë një politikë "neutraliteti" dhe të tërheqë trupat e tij nga vendet myslimane, në një video të transmetuar sot nga qendra SITE. Në këtë transmetim audio që i atribuohet atij, Omar al-Baghdadi, shef i "Shtetit islamik të Irakut" (i vetëshpallur), nuk përmend emrin e presidentit të zgjedhur Barak Obama, çka të bën të mendosh sipas SITE, se kjo deklaratë është regjistruar përpara fitores së tij të martën. "Ne u bëjmë thirrje drejtuesve të rinj të Shtëpisë së Bardhë dhe të gjithë aleatëve të tyre mes kryetarëve të shteteve të krishterë t'i kthehen politikës së neutralitetit", tha ai duke i kërkuar SHBA-së "të tërheqë trupat e saj nga vendet myslimane si Afganistani dhe Iraku dhe të "mos ndërhyjë në punët e tyre".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›