E Diel, 1 Nëntor 2026

KE i kërkon Lituanisë dhe Polonisë të rregullojnë marrëdhëniet me Rusinë

Bruksel (Start)-Marrëdhëniet jo të mira të Lituanisë dhe Polonisë me Rusinë, kanë qenë në qendër të bisedimeve të Komisionit Evropian. Ky i fundit u ka kërkuar dy vendeve në fjalë që ti bashkohen qëndrimit evropian dhe të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj rifillimit të bisedimeve për marrëdhënie më të ngushta me Rusinë. Me këtë kërkesë, KS kërkon që blloku duhet flasë me një zë të vetëm në negociatat me Moskën. “Moska ka përmbushur angazhimet e nevojshme për të lejuar rifillimin e bisedimeve, që u shtynë në shtator pasi Gjeorgjia dhe Rusia luftuan një luftë pesëditor” ka deklaruar Presidenti francez, Nikola Sarkozi, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së .

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, sipas të cilit "Dua t'i them miqve të mi lituanezë dhe polakë se është më mirë për ju të keni një Europë të bashkuar për të folur me Rusinë. Mund të mos jetë një pozitë që përputhet plotësisht me dëshirat tuaja, por, ka një interes të përbashkët. Duam që të jemi në gjendje të flasim me një zë të vetëm me Rusinë, si një union. Në këtë mënyrë do të kemi një peshë shumë më të madhe në mbrojtjen e interesave tona, në mbrojtjen e vlerave tona", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›