Tensionohet situata në Kinë, protestuesit sulmojnë policinë
Shenzhei (Start)-Policia e Shenzhenit është bërë objekt i sulmeve të disa qindra qytetarëve kinezë në pasditen e djeshme. Sipas agjesisë së lajmeve Xinhua, policia e Shenzhenit njoftoi se ishte djegur një automjet gjatë protestës së mijëra personave për vdekjen e një motoçiklisti dje pasdite. Agjencia shton se motoçiklisti vdiq pasi kishte kapërcyer një pikë kontrolli të policisë e vendosur për të penguar futjen e motorrëve në mënyrë të parregullt në distriktin Bao An.