Ja masat e menjëhershme të presidentit Obama
Çikago (Start)-Menjëherë sapo ka ardhur në pushtet, presidenti amerikan Barak Obama ka përshpejtuar hapat e krijimit të kabinetit të tij qeverisës. Ai ka deklaruar për mediat se po vepron me hapat e duhura për të plotësuar sa më shpejt këtë proces. "Kur të kemi për të bërë një deklaratë për emërimet në kabinet, do ta bëjmë", deklaroi Obama gjatë konferencës së tij të parë të shtypit
Në këtë konferencë, Obama premtoi se do tu përmbahet premtimeve të tija elektorale. Ai tha se do të ndihmonte industrinë e automobilave të përshtatej për t'i bërë ballë rënies së madhe të shitjeve në tre kompanitë e mëdha amerikane të prodhimit të automobilave.
Lidhur me çështjen më të debatuar, atë t krizës financiare, Obama u shpreh se donte që Kongresi të miratonte një paketë tjetër nxitëse sa më shpejt që të jetë e mundur për të stabilizuar ekonominë amerikane. "Do të na duhet të miratojmë një paketë nxitëse përpara ose pas inaugurimit (më 20 janar). Dua të shoh një paketë nxitëse herë apo vonë", deklaroi Obama.