SHBA-të po përballen me rritjen më të lartë të shkallës së papunësisë
Uashington (Start)-Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “shijojnë” edhe ata papunësinë e shumë vendeve të tjera në botë. Shifrat tregojnë se vendi më i fuqishëm në botë po përjeton nivelin më të lartë të papunësisë në 14 vitet e fundit. Gjatë 10 muajve të fundit janë shkurtuar të paktën 240 mijë vende pune, të cilat përbëjne një rritje të shkallës së papunësisë me 6.5 përqind. Vetëm në mars të vitit 1994 është regjistruar një përqindje e tillë papunësie prej 6,5 për qind.
Rritja e papritur e papunësisë shpjegohet pjesërisht me një rrritje të madhe të numrit të vendeve të humbura të punës në gusht dhe në shtator, përkatësisht 127 000 dhe 284 000 kundrejt 73 000 dhe 159 000 sipas vlerësimit të publikuar përpara një muaji. Shkurtimi i vendeve të punës arriti në 1,2 milionë vende gjatë 10 muajve të parë të vitit 2008, më tepër se gjysma gjatë tre muajve të fundit.