E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kërkon bisedime Izrael-Palestinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për negociata të reja për paqe. “Koha nuk pret”, ka thënë Merkel pas një takimi me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në Berlin.

Ajo i bëri sërish të qartë se qeveria gjermane është për një zgjidhje me dy shtete, për të cilën arrihet pajtim me rrugë paqësore. Siç pritej, Merkel ia mohoi me këtë mbështetjen Abbasit për planin e tij, që në shtator të arrihet në Kombet e Bashkuara njohja e një shteti të pavarur palestinez, pa miratimin e mëparshëm nga Izraeli.

Merkeli e kritikoi edhe marrëveshjen e pajtimit mes organizatës së matur palestineze “Fatah” të Abbasit dhe Hamasit, organizatë kjo radikale islamike. Merkel ka thënë se autoritetet palestineze duhet të njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, të hedhin poshtë dhunën dhe t`i përkushtohen procesit të bisedimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›