Majko: Ambasadori në Beograd kodosh, legalizoi abetaren pa simbole
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, njëherazi ish kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, denoncoi dje në Parlament skandalin e Abetares e dhuruar nga qeveria për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Duke folur nga foltorja e Kuvendit për këtë çështje, Majko e cilësoi ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi, “një kodosh”, referuar pëlqimit të dhënë prej tij për heqjen e simboleve kombëtare nga Abetarja.
“Si ka mundësi që lejohet ky kodosh ambasador që të legalizojë një Abetare për shqiptarët në Serbi”, u shpreh mes të tjerash Majko duke iu drejtuar kryeministrit, Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm në seancë. Por nga ana e tij shefi i qeverisë nuk ka preferuar t’i përgjigjet shqetësimit të deputetit socialist. Në një faks, të cilin e ka siguruar “Gazeta Shqiptare”, Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi, rezulton të ketë dhënë pëlqimin e tij për heqjen e simboleve kombëtare nga Abetarja. Në një letër zyrtare të shkruar në serbisht dhe që i drejtohet Ministrit të Arsimit, Zarko Obradoviç, Çaushi shkruan mes të tjerash se “në lidhje me letrën tuaj kemi nderin t’ju njoftojmë që organet përgjegjëse shqiptare janë dakord me sugjerimet e shprehura në letrën tuaj dhe që Abetarja dhe Fletorja e Punës të riprodhuara, të mënjanojnë simbolet kombëtare dhe shtetërore”.
(m.a/GSH/BalkanWeb)