BE kërkon lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi

Liderët e Bashkimit Evropian kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë në Bjellorusi, përmes deklaratës së përbashkët që kanë lëshuar në Samitin e Partneritetit Lindor, i cili zhvilloi punimet në Varshavë.
Liderët e 27 vendeve kanë shprehur shqetësimin e thellë për përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit në Bjellorusi”.
Deklarata gjithashtu bën thirrje për “fundin e shtypjes së shoqërisë civile dhe të mediave, si dhe për nisjen e dialogut politik me opozitën”.
Bjellorusia ka bojkotuar samitin në fjalë, duke akuzuar organizatorët për “hapa diskriminues ndaj Minskut, me mosthirrjen e presidentit Aleksander Lukashenko”.