Jemen, vritet numri dy i Al-Kaedës
Organizata terroriste Al Kaeda ka marrë një tjetër goditje në kreun e saj. Islamisti radikal i lindur në Amerikë Anwar al-Awlaki, është vrarë në Jemen. Lajmin e ka konfirmuar ministra e mbrojtjes ndërkohë që nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me këtë vrasje. Awlaki, i cili ishte me origjinë nga Jemeni ishte arratisur në këtë shtet që prej dhjetorit të 2007. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur atë si specialist në planifikimin e terroristit global, lidhur me rolin e tij në një sërë sulmesh. Presidenti Barak Obama duket sipas inforamcioneve të kishte urdhëruar personalisht vrasjen e tij. Ndërsa minsitria e Brendshme deklaroi në njoftimin e saj se ai ishte vrarë së bashku me disa shoqëruesit e tij. Por burime nga agjensia e lajmeve AFP njoftuan se ai ishte varrë gjatë një bombardimi në perëndim të provicës Marib, një zonë e ruajtur nga Al Kaeda.
I lindur në Las Cruese të New Mexico, Al Awlaki jetoi në SHBA deri në moshën 7 vjecaçre, më pas familja e tij u rikthye në Jemen. Al Awlaki u rikthye në SHBA në vitin 1991 për të ndjekur kolegjin dhe qëndroi aty deri në vitin 2002. Pikërsiht në këtë kohë gjatë së cilës ai kthye në një imam në Kalifornmi dhe Virxhinia predikoi tre nga rrëmbyesit e 11 shtatorit 2001, kjo sipas raporteve të komisonit 11 shtatori. Por më pas ai dënoi publikisht sulmet. Al Awlaki kaloi 18 muaj në burgun e Jemenit nga viti 2006 deri në 2007 për akuzat e rrëmbimit, por më pas u lirua pa shkaur në gjyq. Gjatë kësaj kohe ai deklaroi se ishte burgosur me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas autoritetëeve amerikane Al Awlaki rekorutoi Umar Farouk Abdul Mutallab, një kamikaz niegerian i cili kishte planifikuar të hidhte në erë një avion transatlantik pasi të ulej në Detroit në 25 dhjetor të 2009. Al Awlaki ka rekrutuar një sërë elementësh të cilët planifikonin sulme në vende të ndryshme të botës. Ai jetoi për disa kohë edhe në Britaninë e Madhe nga viti 2002 deri në 2004, duke u dhënë të rinjev për ida muaj mësime islami.