Al-Qaeda kërcënon Berlinin

Dega e grupit terrorist Al-Qaeda në Magrebin Islamik ka kërcënuar se do të sulmojë Berlinin.
Në njoftim, grupi terrorist pohon të jetë i gatshëm që ta godasë zemrën e Berlinit, po qe se nga burgu gjerman nuk lirohet një militant i rëndësishëm i Al-Qaedas.
Dega e Al-Qaeda’s në Magreb po ashtu thotë se është e gatshme të veprojë njësoj si algjeriani Mohamed Merah, i cili dy javë më parë kreu shtatë vrasje në Toulouse të Francës.
“Duhet të nxirrni mësime nga ajo që ndodhi në Francë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e grupit terrorist, drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel.