E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaida bën thirrje për sulme kundër SHBA-së

Një zëdhënës i Al Qaidës, i lindur në SHBA, ftoi myslimanët që jetojnë në SHBA që të ndjekin shembullin e një majori të ushtrisë amerikane, i cili vrau 13 persona në bazën ushtarake Fort Hood.

Në video-xhirimin e publikuar në një faqe të islamistëve në internet, Adam Gadahn e cilësoi majorin Nidal Hasan si një pionier, i cili duhet të shërbejë si shembull për myslimanët tjerë, në veçanti për ata, të cilët shërbejnë në ushtritë perëndimore.

“Vëllai Nidal është një shembull për të gjithë myslimanët, të cilët shërbejnë në ushtritë e të pafeve”, theksoi Gadahn.

“Nuk duhet të bëni gabimin dhe të mendoni se bazat ushtarake janë shënjestrat e vetme me vlerë të lartë në Amerikë dhe Perëndim. Përkundrazi, ka edhe shumë shënjestra tjera strategjike, me sulmet ndaj të cilave myslimanët mund të shkaktojnë dëm të madh”, shtoi ai.

Hasan është paditur për sulmin që ndodhi më 5 nëntor të vitit të kaluar, me ç’rast ai vrau 13 persona në bazën Fort Hood në Texas.

“Hasan është një pionier, një shembull i cili ka hapur derën dhe ka treguar se si duhet të veprojnë myslimanët, të cilët gjenden në mesin e të pafeve”, theksoi Gadahn.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›