E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Irak janë mbyllur qendrat e votimit

Qendrat e votimit janë mbyllur në Irak, në votimet e dyta që nga pushtimi i drejtuar nga amerikanët përpara shtatë vjetësh.

Korrespondentët e BBC në qytete të ndryshme kanë parë një pjesëmarrje konstante të votuesve në qendrat e votimit.

Autoritetet më herët kishin hequr një ndalim të përkohshëm të makinave me qëllim që të inkurajonin njerëzit për të votuar.

Por zgjedhësit kanë votuar sot në zgjedhjet parlamentare në Irak, pavarësisht nga një seri sulmesh nga kryengritësit pak pas hapjes së qendrave të votimit.

Në Bagdad, të paktën 24 vetë janë vrarë gjatë ditës së sotme.

Dy blloqe apartamentesh banimi janë shkatërruar nga sulmet me mortaja.

Në Falluxha, pati shpërthime bombash në afërsi të një qendre votimi.

Pavarësisht nga dhuna pjesëmarrja duket se është e madhe në disa qytete kryesore irakiane.

Më shumë se gjysmë milionë vetë nga personeli i sigurisë ndodhen në shërbim për të garantuar që të mos ketë probleme. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›