E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani filloi prodhimin e një rakete të re

Irani ka nisur prodhimin e një rakete të re anti-anije me rreze të shkurtër veprimi, e quajtur ''Nasr-1''.

''Nasr-1'' është një raketë me rreze të shkurtër veprimi që mund të hidhet nga bregu ose nga anijet dhe do të adaptohet për t'u përdorur nga helikopterët dhe nëndetëset'', theksoi ministri iranian i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi.

Teherani, i kërcënuar me sanksione të reja nga ndërkombëtarët për shkak të programit të tij bërthamor, ka shtuar javët e fundit njoftimet për prodhimin e raketave të reja.

Ministri i Mbrojtjes përuroi në fillim të muajit shkurt, me rastin e 31 vjetorit të Revolucionit, qendrat e prodhimit të një rakete tokë-ajër kundër helikopterëve dhe një rakete me dy koka të quajtur ''Toufan''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›