E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaida ka vënë kishat në shënjestër

Krerët ushtarakë të Al Qaidës në Irak, të vrarë nga forcat amerikane gjatë ditëve të fundit, kishin planifikuar sulme kundër kishave të krishtera në Bagdad.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Irakut, Nuri al Maliki dhe lajmi është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i kishës në Irak, imzot Shlemon Warduni.

“Në javët e kaluara burime pranë shërbimeve të sigurisë na rekomanduan që të tregoheshim shumë të kujdesshëm pasi kishte rrezik për sulme të dhunshme ndaj kishave”, ka deklaruar imzot Warduni.

Autoritetet irakiane njoftuan dje për vrasjen e Ahmed al Obeidi, kreu i degës operacionale të Al Qaidës, ndërkohë që Abu Ayyub Al Masr dhe Abu Omar al Baghdadi u vranë ditën e diel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›