Ministrat e Kartes se Adriatikut te shqetesuar per situaten ne Mitrovice
Ministrat e jashtem te Ballkanit pjesetare te Kartes se Adriatikut shprehen sot shqetesimin e tyre per situaten ne veri te Mitrovices duke kerkuar qe te hidhen hapa per marreveshje. Duke folur ne emer te pjesemarresve te Kartes Adriatik 5 ministri i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto tha se ngjarjet ne Mitrovice cenojne sigurine e rajonit. Situata ne veri te Mitrovices eshte shqetesuese per sigurine ne rajon. Ne mirepresim cdo hap ne drejtim te arritjes se nje marreveshjeje. Ne mirepritem realizimin e disa marreveshjeve mes Republikes se Kosoves dhe asaj te Serbise kryesisht per sa i takon menaxhimit te integruar te Kufijve - tha ai.
Ministrat e jashtem te Shqiperise Kroacise Maqedonise Kosoves Malit te Zi dhe Bosnje-Hercegovines deklaruan bashkarisht ne fund te takimit se dialogu dhe marreveshja mes Kosoves dhe Serbise eshte ceshtje e perqafimit te vlerave themelore te Bashkimit Europian dhe te integrimit ne NATO. Forumi kishte ftuar edhe ministrat e jashtem te Kosoves dhe te Serbise me besimin se gjitheperfshirja e vendeve te rajonit eshte rruga e vetme per te forcuar paqen dhe qendrueshmerine si edhe per te cuar me perpara agjendat kombetare te integrimit te secilit vend.
Ministrat e jashtem te Ballkanit deklaruan se reformat per integrimin europian te rajonit jane te lidhura ngushte me reformat e sigurise per integrim ne NATO.
Zevendes-ndihmes sekretari i pergjithshem i NATO-s Xhejms Apaturai tha se Aleanca ka besim te madh ne rrugen qe po ndjek bashkepunimi rajonal i Kartes se Adriatikut. Me lejoni te them qarte se dyert e NATO-s jane dhe do te mbeten te hapura dhe kjo do te theksohet serish edhe ne deklaraten e Samitit te Cikagos. Dyert do te hapen shume shpejt per kete rajon sepse ky rajon nuk eshte ndonje zone fqinje e NATO-s por eshte shtepia e NATO-s dhe ne duam ti kemi gjithe vendet brenda shtepise se perbashket - tha zoti Apaturai. - Shqiperia dhe Kroacia qe u anetaresuan me pare jane dy sheembuj te shkelqyer se cfare partneresh te mire mund te sjelle ky rajon per NATO-n.
Ai theksoi se ashtu si bashkepunojne ne Afganistan vendet e Ballkanit po bashkepunojne edhe ketu ne rajon dhe kjo eshte ajo cka deshiron NATO besim bashkepunim reforma dhe integrim. Takimi i ministrave te jashtem te Kartes Adriatik 5 analizoi edhe zhvillimet politike ne secilin vend ecurine e integrimit ne NATO dhe bashkepunimin dypalesh.