Sot takimi Clinton - Jahjaga ne Departamentin e Shtetit

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton do te prese sot ne Departamentin e Shtetit Presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga e cila ndodhet ne Uashington per nje numer takimesh. Ato do te nenshkruajne nje marreveshje per Mbrojtjen dhe Ruajtjen e disa Objekteve Kulturore.
Neser zonja Jahjaga do te marre pjese ne perurimin e nje nisme te re te Sekretares Clinton per te shtuar numrin e grave ne... sherbimin publik dhe ne udheheqjen politike te te gjitha niveleve.
Te premten me 16 dhjetor Presidentja e Kosoves do te intervistohet live ne programin e Zerit te Amerikes Ditari. Ju mund te na dergoni pyetje per presidenten Jahjaga dhe ne mund te perzgjedhim disa prej tyre per ti perdorur gjate intervistes.