E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Sajed: Brenda dy vitesh Arabet do ta njohin shtetin e ri

Ne Prishtine eshte mbajtur konferenca "Kosova dhe bota arabe" qe synon permiresimin e imazhit te Kosoves ne shtetet arabe. Intelektualet arabe qe marrin pjese ne kete konference jane shprehur per mediat se ne boten arabe ka paragjykime per Kosoven dhe si rezultat i kesaj, ka hezitime per njohjen e pavaresise se saj. Gjashte muaj pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, ate e kane njohur vetem 6 nga 57 shtetet anetare te Konferences Islamike, prej te cilave asnje nga bota arabe. Ne nje interviste per BBC, profesori Ridvan Al-Sajed, ligjerues i studimeve islamike ne Universitetin e Libanit ne Bejrut dhe keshilltar i kryeministrit libanez ka analizuar procesin e njohjes se Kosoves nga bota arave.

Cilat jane pershtypjet per raportet ndermjet Kosoves dhe shteteve arabe?

Ne ne shume aspekte kemi interesa te medha per ate qe ka ndodhur ne 20 vitet e fundit ne Ballkan dhe ate qe ju ka ndodhur myslimaneve ne Bosnje, Shqiperi, Kosove dhe ne pjeset tjera te ish Jugosllavise. Tani permes demokracise dhe lirise, ne myslimanet kemi shprese qe te jemi ne paqe me veten dhe boten. Per mua shembulli i Kosoves eshte shume i mire per zgjidhjen e problemeve qe kemi ne Palestine.

Sa dine njerezit ne boten arabe per situaten ne Kosove?

Kosova eshte bere me e njohur, sidomos pas shpalljes se pavaresise para disa muajsh. Ndiejme obligim qe te vetedijesojme shtetet arabe qe te merren me problemet ne kete rajon ne menyren me te mire. Ne tani kemi dy detyra: nje eshte qe te vetedijesohemi per fenomenin e myslimaneve te Evropes dhe e dyta eshte qe te tregojme solidaritet me ata njerez.

Pse sipas jush nuk ka njohje me te madhe te Kosoves nga vendet islamike, nga bota arabe?

Disa njerez hezitojne sepse kane raporte te mira me Serbise ose me Rusine, ndersa disa arabe mendojne per pakicat e tyre, sepse ne kemi kurdet dhe berberet, ne vendet arabe ka myslimane dhe te krishtere. Ka shume probleme dhe shumica e minoriteteve qe kemi ne flasim per krijimin e shteteve te reja. Shtetet arabe kane frike se problemet tona etnike do te behen me te medha si rezultat i zhvillimeve ne Ballkan dhe ne Kosove.

Cfare duhet te bejme ne si kosovare qe ta ndryshojme kete pershtypje te krijuar per Kosoven?

Kjo eshte detyra jone. Ne elita arabe, profesore dhe intelektuale tjere kemi per detyre te bejme nje propagande te madhe per te fituar mbeshtetjen e opinionin publik dhe te ndikojme ne vendimet qe do te marrin shtetet arabe dhe ne po e bejme kete. Une jam i bindur qe per nje kohe te shkurter, per nje vit ose dy vite, ne do te shohim shume shtete arabe qe do te njohin pavaresine e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›