E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jan Harlan: Si e njoha Shqiperine ne moshen 16-vjecare

"Eyes Wide Shut". Eshte ky filmi i fundit i regjisorit te njohur Stanley Kubrick, para vdekjes se tij ne vitin 1999. Nje nga realizimet e tij me te njohura, filmi eshte shfaqur nje dite me pare ne festivalin Nderkombetar Veror te Filmit ne Durres, i ndjekur edhe nga nje dokumentar kushtuar jetes dhe vepres se regjisorit te njohur. Dokumentari eshte realizuar nga Jan Harlan, i cili e kishte pagezuar ate me titullin: "Stanley Kubrick, Alife in Pictures" (Stanley Kubrick, i gjalle ne filma). Producenti Harlan, bashkepunetor me Kubrick ne kater filmat e tij te fundit, ka qene keto dite i pranishem ne qytetin e Durresit, ku ka ndjekur nga afer zhvillimet e festivalit dhe ka shprehur interesin e tij per kete event. Ai ka biseduar pas mbarimit te dokumentarit me gazetaret e pranishem dhe persona te tjere te interesuar per punen e tij dhe filmat e Kubrick. Jan Harlan ka zbuluar edhe historine e njohjes se tij me vendin tone. "Kisha degjuar per Shqiperine, qe ne moshen 16- vjecare ne radio. Ne ate kohe propaganda komuniste me Radio Tiranen ishte shume e forte", eshte shprehur ai, duke kujtuar transmetimet e Radio Tiranes ne disa gjuhe. Fteses per pjesemarrje ne kete festival i eshte pergjigjur pozitivisht, pasi qe ne moshe te vogel kishte qene kurioz per Shqiperine. Ai eshte producent i kater filmave te Stanley Kubrick, "Eyes Wide Shut", "Full Metal Jacket", "Barry Lyndon" dhe "The Shining". Neser Jan Harlan do te kete nje workshop me studente te filmit dhe specialiste te kinemase.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›