E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Correction" risjell vrasjen e tifozit shqiptar

Duket se filmi grek "Correction", me regji te Thanos Anastopulos, i pranishem ne Festivalin e Filmit ne Durres, sjell nje imazh shume pozitiv per shqiptaret. Ceshtjet e perhershme te regjimit te vizave dhe problemet, qe bashkekombasit tane ndeshin ne jeten e perditshme ne shtetin helen, duket se permes artit jane fashitur ne nje sens pozitiv. Filmi ka marre spunton nga vrasja e nje shqiptari prej nje tifozi grek, pas ndeshjes se skuadrave kombetare te futbollit. Tifozi futet ne burg dhe pasi daljes kater vjet me vone eshte i shokuar. Nuk di se cfare te beje dhe si per te shlyer gabimin, fillon te ndihmoje gruan e personit te vrare dhe shqiptaret ne pergjithesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›