Turqia do te ndihmoje njohjen e Kosoves te vendet islamike
Turqia do te intensifikoje fushaten lobuese tek vendet e Konferences Islamike ne menyre qe te rritet numri i shteteve ne njohjen e Republikes se Kosoves. Kete deklarate e beri dje ne Prishtine ministri pa portofol i Turqise, Said Yazicioglu, pas takimeve qe ka zhvilluar me presidentin dhe kryeministrin e Republikes se Kosoves. Kreret e institucioneve kryesore te vendit, njoftuan se deri ne fund te kesaj jave do te dihen emrat e te ngarkuarve me pune ne dhjete ambasadat e para te Republikes se Kosoves, ne mesin e te cilave eshte edhe Ambasada e Kosoves ne Turqi. Yazicioglu tha po ashtu se shteti i tij eshte shume i interesuar qe shteti i Kosoves te jete nje tregim i suksesshem per boten. Per kete arsye ai tha se Turqia do te intensifikoje fushaten lotuese tek vendet e Konferences Islamike ne menyre qe te rritet numri i shteteve ne njohjen e pavaresise se Kosoves. "Turqia eshte shume e interesuar ne suksesin e Kosoves. Per kete arsye ne rrafshin diplomatik ne do te shtojme angazhimin ne Konferencen Islamike ne menyre qe te rritet numri i shteteve ne njohjen e pavaresise", tha Yazicioglu