Alkooli dhe zemra, vdes 45-vjecari
Nje 45 vjecar eshte gjetur i vdekur ne shtepine e tij te paperfunduar, ndersa te afermit e kerkonin prej dy ditesh si te humbur. Alfred Mocka, nga Novosela, punonte ne nje pike karburanti. Sipas te afermve ai kishte shkuar nje dite me pare ne shtepi, rreth ores 20:00, ne gjendje te dehur. Ka qendruar vetem disa minuta ne banese dhe me pas eshte larguar pa lene asnje adrese. Mungesa e tij ne vendin e punes ka vene ne levizje koleget qe jane interesuar prane familjes. Pas dy oresh kerkimi ne Novosele, bashkeshortja e ka gjetur 45-vjecarin te pajete ne nje nga dhomat e shtepise ne ndertim. Nje grup ekspertesh te policise mberriten ne vendngjarje, ndersa pas analizave paraprake ka rezultuar se Mocka kishte nderruar jete si pasoje e sasive te medha te alkoolit dhe nje ataku kardiak. Familjaret i treguan policise se Alfredi njihej si konsumues i alkoolit dhe se vuante nga zemra dhe tensioni prej vitesh. Grupi hetimor vazhdon hetimet per kete rast deri ne zbardhje e plote te ngjarjes.
O.H
O.H