E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanc pozitiv i vizites se Papes ne Britanine e Madhe

Pamja qe pershkruanin mediet britanike para fillimit te vizites se Papes dhe qe u percoll edhe nga medie te tjera ne mbare boten dikujt ndoshta mund ti ngjallte frike.Mediet britanike parashikonin pak a shumenje skenar te tille Benedikti i XVI-te viziton nje vend ne te cilin pjesa me e madhe e njerezve nuk tregojne per te asnje interes dhe pjesa tjeter e urren. Per nje nga vizitat me te veshtira jashte u fol per pritje te akullt me te cilen do perballej ne Britani dhe qe disa britanike do te desheronin madje qe pas zbritjes nga avioni Benedikti te arrestohej dhe te futej ne burg. Madje shumekush pyeste veten se perse Papa ndermerrte nje vizite te tille te veshtire dhe nuk qendronte me mire ne Vatikan.

Por Papa Benedikt nuk e humbi toruan. Me te drejtevizita e vertete e Papes ishte krejt ndryshe nga sa kishin parashikuar shume medie. Kreu i Kishes Katolike nuk u prit aspak me armiqesi. Qindra mijera vete e brohoriten ne rruget e Londres dhe ne Edinburgh ne meshat e hapura ne Glasgow dhe Birmingham.

Pamjet e besimtareve te gezuar qe faleshin me Papen ne grupe te medha dhe festonin meshat me te lane mbresa te forta ne Britanine e Madhe edhe tek shumica jokatolike e popullsise. Ne cdo rast shume me teper se pamjet e demonstruesve te cilet me menyren e tyre te zhurmshme e te pakendshme shprehen nje perceptim te cuditshem per tolerancen.

Shume britanikeve duhet tu kete pelqyer se me sa sovranitet u soll Papa ndaj tyre duke pergezuar arritjet ne shprehjen e lire te mendimit. Nje qendrim me te vertete very British.

Por Papa fitoi ne radhe te pare pike me fjalet e qarta ndaj skandaleve te abuzimeve seksuale ne Kishen Katolike. Asnjehere me pare Benedikti i XVI nuk kishte shprehur kaq qarte se cfare peshtirosje i shkaktonin ato qe prifterinjte dhe pjesetaret e tjere te Kishes Katolike u kishin bere femijeve dhe te rinjve te pafajshem. Ai foli per nje krim te papershkrueshem dhe per here te pare premtoi qarte se pedofilet do ti kalohen per gjykim drejtesise.Ky eshte nje hap i madh perpara edhe pse fjalet duhet te pasohen nga vepra.

Thirrjet e Papes per te mos marxhinalizuar besimin fetar per te mos e debuar ate nga jeta publike natyrisht qe jane provokuese ne nje vend ku konsiderohet politikisht jokorrekte edhe te urosh Gezuar Kershendellat dhe ne vend te ketij urimi perdoret Gezuar festat. Por pakekush u acarua nga ky apel i Papes. Pjesa me e madhe e ka te qarte se si kreu i Kishes Katolike Papa e ka per detyre te mbroje besimin.

Pjesa me e madhe e britanikeve do te vazhdoje te shohe me mosbesim shume pozicione te Papes por gjate diteve te kaluara shume prej tyre paten mundesi te perjetonin nje Pape te cilin nuk e njihnin keshtu. Nje Pape i cili kerkon pajtimin me Kishen Anglikane. Nje Pape qe vjen nga Gjermania dhe falenderon britaniket per luften e tyre kunder nazismit. Benedikti nuk u prezantua si kryetari i pagabueshem i nje aparati totalitar pushteti sic e shohin shume kritike por si kreu modest i nje kishe e cila ka mangesi dhe gabime.

Papa fitoi respekt ne Britanine e Madhe dhe mund ta konsideroje si sukses te madh viziten e tij.

AutorStefan Lochner

Redaktoi Eliana Xhani/ Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›