E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Zahauira myslimanëve : "Sulmoni Izraelin dhe perendimin."

 
 
Një tjetër mesazh audio nga numri dy i Alkaidës është shfaqur kësaj here në internet. Në këtë mesazh Al Zahauiri, ka akuzuar liderët arabë për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në. Sipas tij këta të fundit po mbrojnë një aleancë satanike. Mesazhi i shpërndarë në internet nxit myslimanët të sulmojnë objektiva në Izrael dhe perendim, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve në rripin e Gazës. " Vëzhgoni ku të godisni, mbidhni fonde, përgatiteni ato që u duhen dhe veproni me kujdes."- thuhet në mesazhin e AL Zahauirit. Ai përmend se nuk është e thënë se Izraeli të goditet nga terrorristët palestineze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›