E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shajnë Sali-Salinë e Parë?!"

Burra! Jepeni kushtrimin Po na shajnë Salë-Sali triminSalë-Saliu që i ndrit nuriNë çdo hu e rrudhë flamuri.Hej Shqypni e hej shqiptarëShajnë Sali-Salinë e ParëSalë-Saliu që i ngjit fjalaDhe te gjarpni dhe te ngjala.Salë-Saliun që na ngopiMe gënjeshtra e tym baroti Salë-Saliun që i bën hijeÇ'do ministër qeverie.Shahet Sala o gomerë?...Salë-Saliu s'qas të tjerëAs në besë e as në nder,Ka ra nga qielli, ka lind "lider".Pika që s'ju bie,…PikaSal-Sali, Sal-PolitikaMe 200 e ca petritaHoq' ushkurët, vun llastika.Po të mos ishe Sali-SaliuElefant nuk bëhesh miuAs gomari me pushtetRrota, pyka, deputet.Hej, bre,hej…Me besa-besëSalë-Saliu duhet t'mbesëDhe për tortat me pekmez,Dhe për tavat me fërgesë.Le ta dijë gjithë bota mbarë,Po iku Salë-Saliu i parëDhe në dimër dhe n'behar,lumi ka për të na marrë... :)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›