E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të shpresojmë se gjeneratat e reja shërohen nga këto sëmundje kronike"

 
Këto rreshta ua drejtoj atyre shqiptarëve që për çdo gjë që në ndodh nuk kanë fjalë tjetër, veç thonë: "Ishte kësmet, tragjedisë nuk i iket dot…". Shpjegimi dhe arsyetimi i tragjedive në popujt e prapambetur quhet KISMET-MENTALITET, jo prevencion, sepse PREVENCION d.m.th., t'i dilet para tragjedisë, të parandalohet ajo para se të ndodhë. Mendësia e "kësmetit" jeton akoma te popujt që kërkojnë ardhmërinë në filxhanët e kafesë, të fallxhorët dhe shërimin me hajmali! Kështu jetohet te popujt që akoma i besojnë sehireve, magjive dhe zhivave…
Në Gjermani, administratat ku punohet në mënyrë orientale dhe me korrupsion i quajnë: Administratë me BAKSHISH-MENTALITET!!! Ne vuajmë nga këto dy sindroma! Kësmeti dhe Bakshishi! Të shpresojmë se gjeneratat e reja shërohen nga këto sëmundje kronike dhe i kthehemi civilizimit! Shërim pra nga Kësmeti (duhet prevencioni) dhe Bakshishi ( të asgjësohet korrupsioni)… Administrata jonë bazohet në KISMET DHE BAKSHISH, sepse ardhmërinë e vet dhe të kombit, nuk e bazon në njohuri shkencore, por nëpër filxhanë…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›