Finlanda në gurë në Tiranë
Ekspozita e artistes finlandeze Ritva Luukkanen "Duke ndjerë të nesërmen"
Artistja finlandeze ekspozitën e parë të turit ballkanik të mozaikëve të saj e ka nisur nga galeria kombëtare e shtetit më të ri në botë, Kosova. Prej andej ndalon tek shteti tjetër shqiptar, në Galerinë e Artit në Tiranë. Zyra e shtypit pranë GKA bën të ditur se ekspozita e mozaikëve me gurë e Ritva Luukkanen e quajtur "Duke ndjerë të nesërmen" përmban 38 punë të cilat ekspozohen nga 26 marsi deri më 6 prill.
Luukkanen është lindur më 1939 në Helsinki, Finlandë. Ka krijuar vepra origjinale të mozaikut që nga vitet 1970. Veprat e saj kanë si burim të parë natyrën. Ajo e zhgjedh lëndën nga shkëmbinj të përshtatshëm, të cilat i gdhend në copa të vogla dhe që i kompozon në vepra të larmishme dhe harmonike të artit. Kjo dhe teknika që ajo apliklonia bën veprën unike.
Natyra e shkëmbit dhe brishtësia e tij krijon një atmosferë të qetë për lutje dhe Ritva Luukkanen ka krijuar vepra të mëdha dhe të vogla altari me tematikë religjioze. Veprat e saj mund të hasen edhe në Vatikan. Libri i saj i lutjeve "Ati Ynë", i bërë kryekëput nga guri finlandez rrugëton nëpër botë. Në vitet 1980, Ritva Luukkanen filloi të krijonte edhe ikona.Portretet e saj paraqesin konceptin tradicional të portretit si pikturë, një pjesë skulpture apo grafike. Njohja fenomenale e natyrës njerëzore nga ana e Luukkanen-it i bën asaj të mundur që të gjejë pikërisht atë disponim të duhur, si dhe llojin e përshtatshëm të gurit për të paraqitur cilindo person.
Kalevala, epi kombëtar i finlandezëve, ka qenë gjithashtu frymëzim i madh për Ritva Luukkanen për shumë piktura impresive që pasqyrojnë mitet nga historia finlandeze. E tërë kjo shprehet me përdorimin e copëzave të shtresave gurore finlandeze që janë nga më të vjetrat në tërë botën.
Luukkanen ka prezantuar ekspozita private në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi, Vendet Nordike, në Vatikan e sigurisht në Finlandë. Në vitin 2008, përveç ekspozitave në Ballkan, ajo ka planifikuar të prezantohet edhe në Zvicër dhe Japoni. Luukkanen është një artiste produktive e arteve vizuale, por ajo është edhe poete. Ritva Luukkanen ka publikuar 8 libra me poezitë dhe poemate saj, të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Për organizimin turit të ekspozitave të Luukkanen në Ballkan ka kontribuar Guvernatorit Rajonal të Finlandës Jugore Mrs. Anneli Taina, Ministriae Mbrojtjes së Finlandës, si dhe forcat finlandeze të KFOR të cilat ndihmuan në transportimin e punëve. Organizatore e projektit është specialistja për çështjet ballkanike Tanja Tamminen.
Për prezantimin eRitva Luukkanen në Tiranë kanë kontribuar "Interalbanian ASPIS Group', Ambasada Gjermane dhe Galeria Kombëtare e Arteve-Tiranë. Në ceremoninë e përurimit do të jetë i pranishëm Ambasadori Finlandez për Shqipërinë dhe Greqinë Z.Erkki Huittinen.