Prishja e shatërvanit të 1923, Apollon Baçe: Nuk kishte vlera

Prishet shatervani i ndertuar para parlamentit ne kohen e Zogut ne vitin 1923. Nje vendim i ministrise se Kultures, propozuar nga Instituti i Monumenteve e ka hequr ate nga lista e monumenteve 1 muaj me pare per t’i lene rruge te lire fadromave qe e kane shembur e per te realizuar projektin prej 1.2 milione eurosh per rehabilitimin e shetitores para parlamentit. Sipas drejtorit te Institutit te monumenteve ky objekt nuk rezulton si monument kulture pasi nuk ka ndonje vlere arkitekturore ose historike te vecante.
“I gjithi është një ndërtim tepër i vonë. është një monument tepër i dyshimtë që unë nuk e di pse është futur si monument” thotë Apollon Bace.
Sa i perket argumentimit te kritereve shkencore mbi te cilat eshte vepruar per heqjen e ketij monumenti nga lista ai pergjigjet: Ju thoni kritere shkencore për të hequr një gjë me diametër 6-7 metër ic është kjo, ku pjesa për të cilën flitet nuk ka ndonjë vlerë. Përse ngrihet ky problem dhe sot e kësaj dite nga ana e personave të cilët heshtën kur e panë që e tërë lulishtja që ka qenë para ministrive, që është i gjithë aksi bulevard- lulishte- sheshi dhe që janë monumente kulture, me firmën e ministrit të Kulturës së asaj kohe, zotit Edi Rama dhe kur kjo u shkatërrua në kundërshtim me ligjet këta persona që shqetësohen aq tepër për këtë pellgun këtu nuk u ndien fare”.
Por Bace akuzon Artan Shkrelin dhe Artan Lamen te cilet kane ngritur zerin per humbjen e ketij monumenti se ata jane fajtore per humbje dhe shembje monumentesh më me vlera se shatervani ne fjale. Teksa Shkreli dhe lame rendisin disa vlera historike ne nje nga te perditshmet shqiptare, Bace thote se ky monument eshte shpallur i tille vetem ne vitin 2007 duke aluduar se eshte shume e dyshimte shpallja e tij monument.
Mira Tuci
Azhornuar së fundi ( e martë , 20 korrik 2010 )