Alabama lirohet pengu vritet pengmarresi
Është qëlluar dhe vrarë pengmarrësi në shtetin e Alabamës, ndërsa është shpëtuar djali 5 vjeçar i rrëmbyer prej tij, që mbahej në një bunker prej 6 ditësh. Agjenti i FBI-së, Steve Richardson, tha në një konferencë për shtyp se Jimmy Lee Dykes, 65 vjeç, u vra pas dështimit të negociatave. Ai mbante peng djaloshin Ethan, në një strehë të krijuar nga stuhia, që prej të martës së kaluar, pasi e kishte rrëmbyer nga autobusi i shkollës, duke vrarë shoferin e tij
Daryle Hendry, i cili jeton vetëm pak metra larg bunkerit, tha për Associated Press se kishte dëgjuar të shtëna gjatë pasdites së ditës së hënë.Incidenti nisi në Midland City pasditen e së martës, kur shoferi i autobusit refuzoi të zbriste djaloshin.