Alain Robert, njeriu merimangë
Alan Robert i ashtuquajturi njeriu merimange ose Spiderman-i francez, qe kacavirret vetëm me duar nëpër ndërtesa, kësaj here është ngjitur në hotelin "4 stinët', të Hong-Kongut. Ai është ndalur vetëm pasi ka arritur majën e ndërtesës, e cila është e gjatë 46 kate.
Alani është 45 vjeç dhe ndodhet në ish-koloninë britanike për të promovuar librin e tij
"Alain Robert, me duar nudo", në të cilin tregon 12 vitet e karrierës së tij dhe 70 ndërtesat më të larta të botës në të cilat është kacavjerrë, mes te cilave kulla Eifel dhe Teatri i Operës në Sidnei.
Në një intervistë të dhënë për gazetarët ai ka thënë se e ka bërë këtë gjë vetëm për të tërhequr vëmendjen