EKSTRADIM NGA BELGJIKA
Nje 34 vjecar nga Berati i denuar nga drejtesia me 23 vjet burg eshte ekstraduar mbreme nga Belgjika per te vuajtur denimin ne atdhe. Shtetasi Gentian Tano ishte denuar ne dhjetor te 2005 nga gjykata e shkalles se pare ne Berat me 23 vjet heqje lirie pasi ishte shpallur fajtorpër veprën penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim të pronës me mjete të tjera. Gjykata e Apelit Vlorë, ne qershor 2006 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit te shkalles se pare per 34-vjecarin Gentian Tano. Sipas vendimit të gjykatës, në datën 26 tetor 2004, rreth orës 20:00, në lagjen "Guri i Bardhë", Ura Vajgurore, shtetasi Gentian Tano ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Ruci, duke qëlluar disa herë me automatik mbi mjetin me të cilin po udhëtonte ky i fundit. Shtetasi Bardhyl Ruci ka mundur të largohet me shpejtësi, por si pasojë e goditjeve ka mbetur i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa mjeti i tij është djegur plotësisht.