Alaram fals për bombë tek Ambasada amerikane
Policia e Tiranës është vënë në gjendje gadishmërie pas një alarmi për bombë, i cili më vonë rezultoi të ishte i rreme. Në rrugën Dervish Hima shumë pranë Ambasadës amerikane është gjetur një valixhe e dyshimtë në të cilën u mendua të kishte lëndë eksplozive. Ka qënë një qytetar i cili ka bërë një telefonatë në sallën operative të bluve të kryeqytetit. Ai ka vënë re një valixhe të braktisur dhe menjeherë pas kësaj ai ka lajmëruar forcat e rendit, raporton Ora News.
Valixhja ka qënë e vendosur në kryqëzimin e rrugës, vetëm pak metra larg ndërtesë së Ambasadës amerikane. Ngjarja është shënuar rreth orës 14:30 minuta dhe mënjëherë pas telefonatës në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekspertët e lëndëve plasëse,të cilët kanë parë që në valixhe nuk kishte asgjë që mund të ishte e rrezikshme.
Policia beri dhe bllokimin e rrugës Dervish Hima për arsye sigurie, nyjë e cila lidh stadiumin Qemal Stafa me rrugën e Elbasanit. Pas plasjes dhe kontrollit të detajuar që iu bë valixhes nga forcat xheniere u pa që në të kishte vetëm rroba dhe asgjë e cila mund të shpërthente dhe të sillte panik tek qytetarët. Burime nga policia thonë se valixhja të jetë harruar nga ndonjë qytetar.
