LSI fton PS-në të votojë heqjen e imunitetit

Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se heqja e imunitetit nuk është një çështje interesash indivualë, por ajo i shërben interesave të vendit.
“Nuk ka arësye që PS të jetë në anën e kundërt të të gjithë faktorëve politikë që kontribuojnë për integrimin e vendit”, theksoi ai.
Rama tha se LSI-ja jo vetëm ka bindjen, por dhe beson se ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe kushtet që Kuvendi të përmbushë një detyrë të paplotësuar të vetë Kuvendit.
“Ne gjykojmë se heqja e imunitetit si një kusht i rëndësishëm i BE-së për marrjen e statusit mund të realizohet në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi është institucioni ku duhet të realizohet konsensusi politik, në mënyrë që të votohet heqja e imunitetit dhe që në tetor BE-ja të ketë mundësinë të vlerësojë realisht Shqipërinë mbi detyrat e përmbushura”, tha Rama.
Ai nënvizoi se kjo çështje nuk mund të shndërrohet në një retorikë pa fund apo në një çështje polemikash që nuk prodhojnë asgjë. “Ajo nuk mund të jetë një refren patetik, por një detyrë që duhet plotësuar dhe zgjidhur”, u shpreh Rama.
I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e mbajtjes së një referendumi për heqjen e imunitetit, sekretari i LSI-së u përgjigj se referendumi nuk na e krijon këtë mundësi para tetorit, kur jepet opinioni për Shqipërinë nga BE.
Ndërsa, lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, Rama tha se ky proces nuk mund të jetë çështje e interesave partiakë.
“Atributin për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm e ka presidenti i Republikës dhe LSI-ja nuk bën asnjë marrëveshje që i bie ndesh funksionimit të institucioneve kushtetuese”, theksoi sekretari i përgjithshëm i LSI-së./Start/
2012-09-01 14:33