E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm në Athinë, frikë nga një sulm terrorist në shtator

Në alarm të kuq ndodhet antiterrorizmi dhe policia greke, pas disa informacioneve për sulme të mundshme terroriste, gjatë muajit shtator. 

Autoritetet kanë informacione, mbi të cilat vlerësojnë se bëhet fjalë një goditje terroriste në Greqi, që mund të ndodhë brenda muajit shtator. 

Sipas asaj që shkruhet në gazetën “Ta Nea”, sulmi do të ketë si objektiv sipërmarrje të rëndësishme në sektorin financiar por edhe një person të vecantë të këtij sektori, në Greqi. 

Sulmi lidhet edhe me mbërritjen e Trojkës në Athinë për vlerësimin e programit ekonomik. Policia ka marrë masa sigurie vecanërisht në kryeqytet, në të gjithë intinerarin ku do të lëvizin anëtarët e misionit të Trojkës dhe zyrtarë të ekonomisë greke. 

“Ta Nea” shkruan se përpjekja për rigrumbullimin dhe riorganizimin e organizatave ekstremiste e anarkiste, ishte konstatuar qysh në fillim të verës me një sërë sulmesh me bomba, gjë që kishte vënë në lëvizje antiterrorin grek dhe shërbimet sekrete, por ky fakt nuk është bërë i ditur. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›